Gëzim Çela, ish-punonjësi i policisë, është njëri nga personat e dyshuar dhe shpallur në kërkim për tentativën e trafikimit të drogës me Velierë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Aso kohë policia sekuestroi 23 kg hashash dhe arrestoi dy shtetas ukrainas. Ish efektivi konsiderohet si bosi i trafikut të drogës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.