Policia e Vlorës arrestoi gjatë operacionit të koduar Porositësi një person, teksa ishte duke vendosur lëndë eksplozive, si dhe personi që e kishte porositur një krim të tillë. Policia gjithashtu sekuestroi armë zjarri, masa me lënde plasëse të montuara për shpërthim, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë dhe targa automjetesh të vjedhura.