Policia e Shtetit njofton se ka shpallur në kërkim katër persona, të dyshuar si pjesë e organizatës kriminale të trafikut të kokainës, që u godit nga autoritetet italiane në Athinë. Policia thotë se është angazhuar në një operacion të përbashkët me palën italiane në kuadër të operacionit të koduar ‘Car Ëash’. Operacioni, i iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike.