Kombet e Bashkuara kanë pezullar shpërndarjen e ushqimeve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, për shkak të mungesës së furnizimeve dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë që është shkaktuar nga zgjerimi i operacionit ushtarak të Izraelit. Sipas Associated Press, një zëdhënës i lartë i Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi se "operacionet humanitare në Gaza janë pranë kolapsit". Ai tha se nëse dërgimi i ushqimeve dhe furnizimeve të tjera në Gaza nuk vazhdon në sasi masive, do të përhapet uria.