Me këtë automjet tip Audi në ngjyrë të bardhë, qarkullonte 43 vjecari Ramadan Zoto i cili prej një muaji kërkohej nga policia e shtetit për plagosjen e dy personave në Sarandë. Këto pamje tregojnë momentin kur Operacionalja e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë së shtetit, policia e Vlorës dhe ajo e Korcës rrethojnë Audin dhe nxjerin prej aty me pranga në duar Ramadan Zoton.