Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Shkodër, të akuzuar për prodhim e shitje droge. Është arrestuar një 44-vjeçar me banues në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, pasi në pronën e tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën 19.5 kilogramë kanabis.