Asgjësohen me anë të djegies 15 395 bimë të dyshuara narkotike kanabis që u gjetën në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë. Në kuadër të fazës së njëmbëdhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, u asgjesuan 13867 bimë në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Vau i Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.