Tre persona janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni antidrogë në Maliq. Sipas policisë, arrestimet u bënë pas kontrollit të kryer në një lokal në fshatin Zëmblak, ku u gjetën lëndë narkotike dhe një armë zjarri pa leje. Në pranga ka rënë pronari i lokalit, 36 vjeç, si dhe 2 persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij në përshtatjen e ambientit për konsumim narkotikësh. Po ashtu, policia ushtroi kontrolle edhe në automjetin e 36-vjeçarit , ku u gjet dhe sekuestrua një sasi kanabisi.