Uniformat blu të Bulqizës, kanë arrestuar 20-vjeçarin, Leonardo Përkoxha, pas sigurimit të informacioneve, se ky shtetas shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në qytet. Policia ka ushtruar kontroll të befasishëm në këtë ambient duke vënë në pranga 20-vjeçarin për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të Përkoxhës, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Një tjetër operacion antidrogë është kryer në qytetin e Durrësit. Policia në bashlëpunim me forcat ‘Shqiponja’ ka vënë në pranga një 36-vjeçar, I cili shpërndante doza kokaine në qytet. Gjatë kontrollit fizik, I është gjetur një sasi lënde narkotike Kokainë e ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.