Top News/ ‘Onkologjiku’ në SPAK. Gjykata vendos të mërkurën për masat ndaj mjekëve
22/07/2024 13:06

Mjekët e spitalit Onkologjik të dyshuar për korrupsion e kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin të mërkurën para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masat e sigurisë. SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror. Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar që të hetohen edhe disa farmaci që dyshohet se kanë kryer kontrabandë ilaçesh. Megjithatë deri më tani nuk dihet se për cilat farmaci bëhet fjalë. Disa prej tyre kanë dalë edhe në hetimin e Prokurorisë së Tiranës, por ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë dhe nuk është vendosur asnjë masë. GJKKO do të vendosë të mërkurën masat e reja të sigurisë, ku nuk përjashtohet që SPAK të ashpërsojë këto masa për disa prej të akuzuarve. SPAK ka ngritur akuzat për kontrabandë ilaçesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion për shtatë personat nën hetim për skandalin në spitalin Onkologjik. Ky skandal doli në dritë nga një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës, e cila zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi, të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private, kryesisht tek klinika private e kirurgut Edmond Gashi, me qëllim përfitimi. Personat nën hetim janë Edmond Gashi, Emiljano Leka, Alketa Ymeri Pere, Brikena Qirjazi, Halil Gashi, Drilona Kishta dhe Florian Marku.

Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22