Kalaja historike e Porto Palermos do të gjallërohet sërish këtë verë nga muzika, në një festë të artit, trashëgimisë kulturore dhe turizmit të qëndrueshëm. Për të katërtin vit radhazi, artisti virtuoz Olen Cesari, do të sjellë zërat melodiozë dhe performancat e 12 artistëvë të mirënjohur në “Porto Palermo Festival”.