One Albania dhe Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit kanë nënshkruar fillimin e një bashkëpunimi strategjik përmes nismës “Albania All Senses” për të promovuar së bashku potencialin turistik të Shqipërisë. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Piramidës, përfaqësues nga One Albania dhe Ministria janë dakordësuar për ndërmarrjen e nismave gjithëpërfshirëse, të mbështetura edhe në teknologjinë dhe ndërlidhjen e ofruar nga operatori më i madh në vend, One Albania.