Top News – Omicron prek edhe Kosovën / Konfirmohen 9 rastet e para me variantin e ri
27/12/2021 11:07

Autoritetet shëndetësore njoftuan të dielën mbrëma se janë konfirmuar nëntë rastet e para të infektimeve me variantin Omicron të koronavirusit. Në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se “nga 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15 deri 25 dhjetor 2021, janë konfirmuar nëntë raste. Sipas institutit, dy raste janë të importuara nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”. Ky institut bëri thirrje për zbatim të masave aktuale kufizuese dhe për vaksinim në një kohë kur varianti Omicron mund të përkeqësojë situatën aktuale me COVID-19Kosova aktualisht ka shkallën më të ultë të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në rajon, por vazhdon të mbajë kufizime të orarit të punës dhe të lëvizjes së qytetarëve. Autoritetet thonë se këto masa kufizuese janë të domosdoshme pasi që me festat e fundvitit, është rritur edhe numri i udhëtimeve. Të dielën në Kosovë u shënuan 12 raste të reja të infektimeve nga dy mijë 430 testime të kryera ndërsa një person ka humbur jetën. Deri më tash nga COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetën dy mijë e 990 qytetarë. Kosova deri më tani ka vaksinuar më shumë se 60 për qind e popullsisë mbi 18 vjeçe kundër COVID-19. Por muajt e fundit është shënuar rënie e interesimit për t’u vaksinuar. Aktualisht në Kosovë ka filluar vaksinimi edhe me dozën përforcuese apo dozën e tretë, për të mbrojtur qytetarët nga variantet e reja të COVID-19.

Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59