Kryeprokurori Olsian Çela ka ngritur një problematike shqetësuese që mund të rrezikojë bllokimin e punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Në raportimin e tij përpara Komisionit të Ligjeve, Çela u shpreh se janë 17.6 milionë euro detyrime të prapambetura për Prokurorët në lidhje me gjyqin e fituar nga ata në Gjykatën e Lartë sa I takon shtesave në pagë.