Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim penal kundër kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili pak ditë më parë e akuzoi për lidhje me grupin e trafikut të drogës që u kap në laboratorin e Xibrakës në vitin 2014. Vëllai i Kryeministrit akuzon Bardhin për kallëzim të rremë. Ai thotë se është viktimë e politikës së shpifjeve për shkakun e vetëm se është vëllai i Edi Ramës.