Olsi Dado është emëruar në detyrë në prokurorinë e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke u bërë kështu prokurori i 18 i kësaj strukture. Dado prej 1 viti ishte transferuar nga prokuroria e Tiranës në prokuorinë e posacme SPAK, pas adresimit të kërkesës nga kjo strukture, ndërkohë që tanimë Dado plotëson zyrtarisht një vakancë në strukturën e posacme. Olsi Dado bashkë me Anita Jellën, drejtuese e prokurorisë së Durrësit dhe Ndini Tavanin, prokuror i Tiranës, u vlerësuan me më shumë pikë nga KLP në mesin e 8 kandidatëve për tu bërë pjesë e SPAK.