Greqia ka ekstraduar drejt Moldavisë një oligark të akuzuar nga drejtësia e Kishinaut si ideatori i vjedhjes së një miliard dollarëve. 59-vjeçari Vladimir Plahotniuc u transportua me një avion të posaçëm nga Athina drejt kryeqytetit moldav të enjten në mëngjes dhe më pas u dërgua në një qendër paraburgimi. Manjati, i cili përballet me disa çështje penale voluminoze në Moldavi, ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje dhe është zotuar të provojë pafajësinë e tij.