Vendet e Bashkimit Evropian kanë ngrirë 13.8 miliardë dollarësh pasuri të cilat u përkasin oligarkëve rusë, si hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës. Komisioneri i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders tha se unioni ka ngrirë miëjra asete të oligarkëve rusë. Po ashtu, ai u bëri thirrje anëtarëve të BE-së që të rritin përpjekjet për të identifikuar dhe ngrirë asetet që bien mbi juridiksionin e tyre.