Pas mbledhjes së qeverisë, e cila zgjati rreth një orë, disa prej ministrave komunikuan për mediat vendimet e miratuara. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se Shqipëria do ti bashkohet vendeve të tjera për të sanksionuar oligarkët ruse, të cilët mund të kenë asete në vendin tonë. I pyetur nga gazetarët, se nëse në vëndin tonë ka asete të Rusisë që mbështesin pushtimin e Ukrainës, Manja tha se po kryehet një bashkëpunim me aleatët për të idenfitikuar persona të tillë dhe nëse do të ketë do ti vendosen sanksione.