Hetuesit kanë zbardhur ngjarjen e 25 marsit, ku një person tentoi djegien e automjetit të punonjësit të ujësjellës kanalizimeve Tiranë. Në pranga ka rënë Endrit Jolldashi. 28-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat kanë krijuar gjithë dinamikën e plotë të ngjarjes. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, teksa kishte një çantë shpine dhe kapuç.