Një zyrtare e lartë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin, se Palestina mund të përballet me spastrim etnik, nga Izraeli, duke iu referuar kështu paralajmërimeve që palestinezët civilë të lënë menjëherë vendin e tyre. Zyrtarja për të drejtat e njeriut në OKB, Francesca Albanese tha se palestinezët nuk janë të sigurt në Gaza.