Kombet e Bashkuara thanë se veprimet ruse në Ukrainë, që kanë përfshirë ekzekutim të civilëve, po shtojnë krimet e luftës. “Forcat e armatosura ruse po granatojnë dhe bombardojnë zonat e populluara, pa dallim, duke vrarë civilë dhe shkatërruar spital, shkolla dhe infrastrukturë tjetër civile, veprime që mund të përbëjnë krime të luftës”, tha Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut (UNHCR).