Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë do të monitorohet nga Agjencia e OKB-së për refugjatët, që do të sigurojë zbatimin në përputhje me mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e emigrantëve. Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ishte pjesë e negociatave për marrëveshjen italo-shqiptare prandaj kërkoi nga disa institucionet, përfshirë edhe parlamentin, sqarime në lidhje me disa aspekte të marrëveshjes. Në takimet e deritanishme qeveria italiane ka dhënë informacione për zbatimin e marrëveshjes dhe ka nënvizuar angazhimin e saj që çdo gjë të jetë në përputhje me të drejtën dhe standardet ndërkombëtare.