Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka dënuar sulmin e qëllimshëm izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza, duke e quajtur atë një "shkelje të rëndë" të ligjit ndërkombëtar. Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif, u vranë në një sulm ajror izraelit të dielën. Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër Sharifin, duke pretenduar se ai kishte "shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas" - diçka që Sharif e ka mohuar më parë. Lidhja e tij e vetme me organizatën terroriste, deri më tani është një reportazh që ka realizuar për një ekip mediatic të Hamasit, para shpërthimit të konfliktit aktual me Izraelin.