Një konflikt verbal mes Olgert Dhimitrit dhe Ilir Kapos, I cili më pas degjeneroi në përdorimin e thikës, I mori jetën 60-vjeçarit. Të tjera detaje janë zbardhur rreth krimit që tronditi Tiranën mesditën e së shtunës. Sipas informacioneve bëhet me dije se dy personat ishin duke konsumuar pije alkoolike në njërin prej lokaleve të zonës. Nën efektin e alkoolit, ishte Kapo ai I cili iu drejtua me fyerje 37-vjeçarit, ndërsa ky I fundit u kundërpërgjigj me dhunë fizike.