Pandemia e koronavirusit është një krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë, ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai i ka bërë këto komente përgjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH-së, i cili ka shpallur krizën shëndetësore gjashtë muaj më parë. Pandemia me koronavirus ka lënë të vdekur më shumë se 670,000 persona në gjithë botën, ndërsa rastet e para të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë raportuar të Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar. Pavarësisht përhapjes në gjithë botën, Tedros ka thënë se studimet tregojnë se “shumica e njerëzve në botë kanë dyshime për virusin, madje edhe në zonat që janë përballur me shpërthime të mëdha”.