Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për reagimin emergjent e cilwsoi si shokuese goditjen e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh se sa i avancuar është sistemi shëndetësor në këtë vend. Në konferencën e rregullt të përjavshme, Mike Ryan u shpreh se gjatë javëve të fundit Shtetet e Bashkuara kanë përfaqësuar 1/3 e të gjithë personave të diagnostikuar me koronavirus në botë.