Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, do ta vizitojë sot Beogradin. Ai do të zhvillojë takime me liderët e Serbisë, presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeparlamentaren Ana Bërnabiç, njoftoi të premten Presidenca serbe.