“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, për shkak të një problemi personal me të”, ka deklaruar në polici Ragip Gila pas arrestimit. Kjo është dëshmia e parë e dhënë prej tij, pasi u ndalua si autor i dyshuar për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.