Top News – Objektet bërthamore të paprekura / Asnjë shenjë se janë goditur në sulmet mbi Iran
02/03/2026 13:56

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit kanë goditur ndonjë objekt bërthamor, tha shefi i saj Rafael Grossi para Bordit të Guvernatorëve të agjencisë të hënën, pak çaste para se i dërguari i Iranit të thoshte se një objekt ishte shënjestruar një ditë më parë. Programi bërthamor i Iranit ka qenë ndër arsyet që Izraeli dhe SHBA-të kanë nisur sulmet, duke pretenduar se Irani po i afrohej shumë mundësisë për të bërë përfundimisht një bombë atomike. Në të njëjtën kohë, ajo që mbeti nga objektet bërthamore të Iranit pas sulmeve të qershorit të vitit të kaluar, duket se është kursyer në këtë fushatë deri më tani. "Nuk kemi asnjë të dhënë se ndonjë nga instalimet bërthamore është dëmtuar ose goditur", tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Se ku e bazonte ai këtë vlerësim është e paqartë, pasi Grossi tha gjithashtu se agjencia e tij nuk kishte qenë në gjendje të kontaktonte homologët e saj në Iran. Teherani nuk e ka lejuar Agjencinë të kthehet në objektet e tij të bombarduara që kur ato u sulmuan në qershor. "Përpjekjet për të kontaktuar autoritetet rregullatore bërthamore iraniane... vazhdojnë, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Shpresojmë që ky kanal i domosdoshëm komunikimi të rivendoset sa më shpejt të jetë e mundur", tha Grossi. Pak çaste më vonë, ambasadori i Iranit në agjenci, Reza Najafi, u tha gazetarëve se kompleksi bërthamor i Natanzit ishte sulmuar. Natanz strehonte dy uzina të pasurimit të uraniumit që u sulmuan në qershor, një mbi tokë që Agjencia ndërkombëtare bërthamore thotë se u shkatërrua dhe një nën tokë që të paktën u dëmtua.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04