Në qendër të Singaporit, kushdo që kërkon një park të ri për të shëtitur mund të kthejë sytë drejt qiellit. Një e treta e rrugës deri në kullën CapitaSpring, e cila është përfunduar së fundmi, fasada e lartë e xhamit dhe aluminit duket se lulëzon me bimë dhe pemë që rriten qindra metra mbi tokë. Ndërtesa 51-katëshe ka mbi 80 mijë pemë dhe bimë në një sipërfaqe prej 90 000 metrash katrorë. Shumica e specieve bimore janë autoktone të Singaporit dhe janë përshtatur me nxehtësinë dhe lagështinë gjatë gjithë vitit.