Teksa kreu i grupit parlamentar të PD po udhëhiqte bashkë me Sali Berishën revoltën e opozitës në Kuvend me kërkesat për të pasur në seancë Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, deputetja socialiste Zegjine Caushi hyri live në rrjetet sociale. “Kjo është opozita që duam! E ka me dëshirë të madhe që të qeverisë, por nuk qeveriset kështu’, deklaroi deputetja socialiste.