Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal në Sukth për Foltoren e radhës. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po bën përpjekje që të ndalojë drejtësinë, ndërsa u zotua se nuk do ta lejojë një gjë të tillë. tani këta, tani që janë kapur, thonë do bëjmë ligjin. Nuk ka ndodhur në botë. Janë bërë përpjekje, por kurrë të kësaj natyre. Kurrë një kryeministër nuk ka dalë të thotë tani me ligj unë nuk lejoj këtë veprim apo atë veprim të drejtësisë. Asnjë zgjidhje nuk ka përveç forcës tonë. O sot o kurrë. Ne duhet të përballemi gjer në rrëzimin e kësaj qeverie. Berisha kërkoi bashkim në protestën e 20 shkurtit me qëllimin e vetëm: atë të rrëzimit të qeverisë.