Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës në degën 7 në Kryeqytet këtë të enjte ku përsëriti edhe njëherë kërkesën se Partia Demokratike mbetet e palëkundur në misionin e saj dhe se nuk e pranon kurrë më këtë qeveri. Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë.