Një shpërthim me tritol një ditë më parë në qytetin e Elbasanit në derën e banesës së dy motrave nga Lezha, duket se ka patur në shënjestër njërën prej tyre, Xhova Nikolli. Kjo e fundit njihet si e dashura e Amarildo Nikollit, i dyshuar që ishte porositur për të vrarë dy persona në qytetin e Vlorës. Pista kryesore që ka ngritur policia lidhet me një videot që ajo ka postuar në rrjetin social Tik Tok, ku ka një mesazh për Nuredin Dumanin, të penduarin e drejtësisë i cili është i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale.