Policia e Lezhës ka zbardhur vjedhjen e kryer disa ditë më parë në shkollën “Besëlidhja”. Efektivët vunë në pranga një 22-vjeçar, ndërkohë që janë proceduar penalisht 5 të mitur. Pesë të miturit janë të moshave 15-17 vjeç dhe 3 prej tyre janë nxënës të shkollës ‘Besëlidhja’. Dyshohet se për të kryer vjedhjen ata janë nxitur nga 22-vjeçari. Ata arritën të vidhnin nga shkolla pasditen e 14 marsit 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë, duke dëmtuar dyert e objektit. Më pas sendet e vjedhura, të miturit I kanë transportuar në automjetin e 22-vjeçarit dhe i kanë fshehur disa në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe një pjesë tjetër në banesën e 22-vjeçarit.