Policia italiane ka çuar pas hekurave një shtetas nga Shqipëria, i cili akuzohet për 3 vepra penale. Personi në fjalë, prej kohësh ishte vendosur me banim në vendin fqinj, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për plagosje, dhunë në familje dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj bashkëshortes. Kjo e fundit ka rënduar së tepërmi ndaj të riut, i cili tashmë do të qëndrojë në burg.