Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 5 shtetas, të cilët shfrytëzonin për të lypur fëmijët e tyre të mitur. Raportohet se personat në fjalë ishin zhvendosur në mënyrë të organizuar, nga qyteti i Beratit, drejt Durrësit për të shfrytëzuar fëmijët e tyre për të lypur. Policia e Durrësit në reagimin e saj zyrtar apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.