Episode të tilla janë parë edhe më herët. Por, ajo e të mërkurës në parlamentin turk, ishte me të vërtetë shokuese... Deputetët janë përleshur me grushta dhe me shkelma me njëri tjetrin, dhe e kanë bërë këtë pikërisht para foltores ndërsa po diskutohej projektbuxheti i vitit 2021. Deputetët e partisë në pushtet u përleshën me ata të opozitës ndërkohë që rojat e sigurisë nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ti ndalur ata. E padobishme ka qenë madje edhe ndërhyrja e kryetarity të parlamentit.