Situata e Covid-19 në vend është përmirësuar ndjeshëm, teksa java që lamë pas ka regjistruar një numër të ulët të të prekurve. Me një mesatare prej 1 mijë e 500 testimesh të kryera në harkun kohor të 24 orëve, janë regjistruar 78 persona të infektuar. Krahasuar me javët e mëparshme shifrat janë shumë herë më të ulëta, duke rikthyer sigurinë tek qytetarët. Po ashtu të shtunën janë regjistruar 79 të infektuar dhe asnjë viktimë.