Numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Deri tani janë numëruar 35.64 për qind të votave dhe rezultatet paraqesin fitore për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar 52.14 për qind të votave, me gjithsej 10 mijë e 744 vota.