Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka nisur rinumërimin dhe rivlerësimin e votave preferenaciale të koalicionit Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për qarkun e Dibrës. Ndonëse në vendimin e KAS bëhej fjalë për 44 qendra numërimi që do t’i nënshtroheshin rivlerësimit, këtë të mërkurë rinumërimi i votave preferenciale të PD ka nisur për 42 prej tyre.