Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny pritet të mësojë vendimin për akuzat e lidhura me ekstremizëm. Navalny është dënuar për përvetësim dhe aktualisht po vuan dënimin me burgim prej nëntë vjetësh, por akuzat e reja për terrorizëm rrezikojnë t’ia shtyjnë kohën në burg për dekada. Ai dhe mbështetësit e tij, i konsiderojnë të gjitha akuzat si të motivuara politikisht.