Kosova ka regjistruar 24 viktima gjatë 24 orëve të fundit, ku janë shënuar edhe 890 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq, raportohet se ka ndërruar jetë edhe një lehonë 26 vjeçare nga Vitia, rasti tragjik i konfirmuar nga doktori i Klinikës së Mjekimit Intensiv në Kosovë, Gazmend Spahija.