Kryetari i opozitës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një konferencë për media në Shkup kreu i VMRO DPMNE-së i konsideroi zgjedhjet si “rrugëdaljen e vetme” që ka Maqedonia Veriut për të dalë nga kriza e thellë politike. Reagimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e mbylli debatin për ndryshimet kushtetuese, por pa hedhjen e tyre në votim pasi shumica parlamentare nuk i kishte votat e nevojshme prej dy të tretave.