Ish deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia u emërua zëvendësministër i brendshëm, një ditë pasi atentati në Rinas tronditi opinionin publik dhe sigurinë në vend. Qefalia garoi në listë të hapur në parlamentaret e 11 majit, ku udhëhoqi fushatën në zonën e Dajtit në kryeqytet. Edhe pse arriti të siguronte më shumë vota se koleget e tij socialiste: Anila Denaj dhe Olta Xhaçka; ai nuk arriti të siguronte një ulëse në parlament për shkak të kuotës gjinore që parasheh se një në tre fitues të mandatit të deputetit duhet të jetë grua.