Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier pas 7 muajsh ka mbyllur hetimet për Elton Bengaj dhe e ka dërguar të pandehurin për gjykim. Bengaj vrau me armë zjarri ish bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj më 10 shtator të vitit 2021, brenda banesës së prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fierit, pas një konfikti për motive të dobëta. Autori i krimit të rëndë akuzohet për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prishja e qetësisë publike” të gjitha këto vepra të kryera në dëm të 23 vjecares, Sabrina Bengaj.