Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar opoziten për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Kjo lëvizje e opoztës sipas tij, po bëhet për shkak të lakmisë ndaj Vetëvendosjes dhe mospranimit të rezultateve të zgjedhjeve.