Përpjekja e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu për të marrë fjalën në foltore hasi në rezistencën e deputetit Agron Shehaj, i dalë nga listat e PD-së, por shkëputur për të krijuar një subjekt të tijin politik. Mziu i thotë Shehajt se nuk po merret me socialistët, por ky i fundit e mohon dhe i thotë se nuk ka ndërmend që ta lejojë të flasë.