Sllovakia do të mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Prishtinë më 31 dhjetor të këtij viti. Vendimi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës. Mbyllja e kësaj zyreje është pjesë e vendimit të Sllovakisë për të mbyllur deri në fund të vitit edhe ambasadat e saj në Danimarkë dhe Norvegji, si dhe konsullatat e përgjithshme në Krakovë dhe Shën Petersburg.